No products in the cart.
Kukirin G2 Max – Fuqi, Shpejtësi dhe Komoditet i Pakrahasueshëm
Kukirin G2 Max është një ndër skuterët elektrikë më të fuqishëm në treg, i krijuar për ata që kërkojnë shpejtësi, qëndrueshmëri dhe rehati në çdo udhëtim. Me një motor të fuqishëm dhe bateri me kapacitet të lartë, G2 Max është i gatshëm të përballojë rrugë të ndryshme – nga rrugët urbane deri te terrenet më të vështira.
Shpejtësi maksimale deri në 80 km/h
Me një shpejtësi maksimale deri në 80 km/h, Kukirin G2 Max ju ofron ndjesinë e lirisë dhe adrenalinës. Është perfekt për ata që duan të udhëtojnë më shpejt dhe të kursejnë kohë në përditshmëri.
Autonomi e gjatë
Pajisur me një bateri të fuqishme , ky skuter mund të përshkojë deri në 70–80 km me një karikim të vetëm, në varësi të peshës së përdoruesit dhe terrenit. Ideale për udhëtime të gjata pa stres për karikim të shpeshtë.
Dizajn i fortë dhe i qëndrueshëm
Korniza prej alumini të cilësisë së lartë siguron qëndrueshmëri dhe mbrojtje maksimale në çdo lloj rruge. Skuteri është i pajisur me suspensione të përparme dhe të pasme, duke ofruar komoditet maksimal edhe në rrugë të pabarabarta.
Sistemi i frenimit dhe siguria
Frenat disk përpara dhe mbrapa, së bashku me ndriçimin LED për shikueshmëri të lartë natën, e bëjnë G2 Max një zgjedhje të sigurt ër çdo drejtues.
Veçori të tjera teknike:
Motor:1000W
Rrotat: 11 inç, të përshtatshme për të gjitha terrenet
Pesha mbajtëse: deri në 120 kg
Koha e karikimit: 8–10 orë
Ekran LCD me informacion të plotë: shpejtësia, distanca, niveli i baterisë